Lidhje

Shkup: Persona të armatosur sulmojnë Pro Credit Bankën


Persona të maskuar dhe të armatosur sulmuan sot degën e Pro Credit Bankës në qendër të Shkupit.

Ata qëlluan me armë arkën e bankës dhe detyruan punonjësit ta hapin atë. Personat e armatosur grabitën 50 mijë Euro, bëjnë të ditur zyrtarë të bankës.

Ata hapën zjarr kundër një partulle te policisë dhe njoftimet flasin për dy policë të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Edhe një grua është plagosur lehtë nga një plumb që goditi një autobus me të cilin udhëtonin të paktën 20 vetë.

Autoritetet thanë se sulmuesit ishin të veshur me uniforma të policisë. Sipas burimeve, autoveturat e tyre janë gjetur rrugës për në pikëkalimin kufitar të Bllacës, në veri të Shkupit. //ii

XS
SM
MD
LG