Lidhje

Bashkëpunimi mes kërkuesve në Antarktidë


Kontinenti i Antarktidës qeveriset në bazë të një traktati të nënshkruar 50 vjet më parë në bazë të cilit vende të ndryshme që bëjnë kërkime aty duhet të bashkëpunojnë. Pikërisht kjo do të jetë një nga pikat që po diskutohet në qytetin Baltimor në shtetin Meriland këto ditë. Materiali në vazhdim tregon se si funksionin bashkëpunimi në Antraktidë.

Stacioni kërkimor Comandante Ferraz në ishullin Mbreti Xhorxh në Antraktidë është zyrtarisht territor i Brazilit. Por shkencëtarët që mbledhin kampione dhe zhvillojnë eksperimete në atë zonë mund të jenë nga vende të ndryshme. Kjo qendron edhe për stacionin rus Bellinghausen apo stacione të tjera. Bashkëpunimi, thotë shefi i stacionit Aleksandër Orup, është i domosdoshëm.

“Mund të vëzhgojmë dhe mbledhim të dhëna shkencore vetëm nëse bashkëpunojmë.”

Shkencëtarët në Antarktikë kanë punuar së bashku që kur ekspedita e parë shkoi atje para 100 vjetëve. Megjithëse bashkëpunimi mbrohet nga Traktati i Antraktikës - praktika e ndarjes së të dhënave zbatohet më tepër nga nevojat shkencore.

Studiuesit zbuluan herët se po të punonin së bashku në kushtet e ashpëra dhe të izoluara mund të kursenin kohë dhe para në projektet e tyre.

Kjo është kryesisht e rendësishme në krizën finaciare globale, thotë Antoine Guichard i Këshillit të Manaxherëve me Programin Kombëtar të Antarktidës.

“Është kaq e kushtueshme saqë, nëse nuk ndihmojnë njëri-tjetrin atëhere nuk e përballojnë dot. Tani që studimet në Antarktikë janë çështje globale dhe pjesë e të kuptuarit se si funksionon bota, është bërë qenësore për të bashkëpunuar.”

Kostoja është shtuar për mbajtjen e një stacioni por buxheti ska ndryshuar. Kosotoja e lendës djegëse së bashku me koston e operacioneve janë shpenzimet më të mëdha të buxhetit për çdo stacion.

Në 2008, kosotoja e karburantit u rrit me 60 deri 70 përqind.

Drejtuesi i programit kilian në Antarktikë, Jose Retamales, thotë kjo i detyron shkencëtarët të punojnë sëbashku.

“Mund të kesh një program tre vjeçar...por si do të veprosh.? Do t’i shkurtosh...apo nuk do të shkosh për një vit. Mendoj se bashkëpunimi do të shtohet edhe më tej.”

Bashkëpunimi është i dukshëm në zonat ku janë përqendruar disa baza si ishulli Mbreti Xhorxh.

Këtu, Kili ka një pistë ajrore dhe siguron sherbim me internet për stacionin rus të kërkimeve që ndodhet ngjitur.

Kilianët kanë krijuar një qytezë të vogël me dyqane, spital apo postë. Është e zakonshme për shkencëtarët e stacioneve të ndryshme që të huazojnë pasijet e njeri tjetrit për të kurser para.

Madje, Italia dhe Franca shkuan deri aty sa ndertuan dhe shfrytëzojnë një bazë të përbashkët, të quajtur Konkordia.

Shefi kilian thotë se faktori njerëzor i të punuarit në një rajon të izoluar mund të ketë edhe pasojë negative për bashkëpunimin.

“Shpesh është e veshtirë, pasi qytetarët e një vendi përqëndrohen në fushën e tyre dhe nuk mendojnë se ç’mund të bëjnë së bashku me të tjerët.”

Kanë kaluar më shumë se 50 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktikës dhe shumë vende vazhdojnë të anëtarësohen. 46 vendet anëtare takohen rregullisht për të ndihmuar në gjallërimin e përpjekjeve të përbashkëta mes stacioneve kërkimore dhe për të mbajtur njëri-tjetrin të informuar me zbulimet.

Përveç kësaj ka bashkëpunime zyrtare dhe jozyrtare për ndarjen e informacioneve. Ajo çfarë e bën Antraktidën unike është se shpesh largësia i mundëson shkencëtarët ta largojnë veten nga politika e skenës globale. Vendet e tyre mund të mos kenë marrëdhënie të mira, por ata munden dhe do të punojnë së bashku për hir të shkencës.

XS
SM
MD
LG