Lidhje

Katër anije të tjera nën kthetrat e piratëve



Piratë somalezë kanë rrëmbyer katër anije gjatë dy ditëve të fundit.

Zyrtarë të NATO-s thonë se një grup piratësh me motoskaf rrëmbyen sot një anije transporti që lundronte me flamurin e Togos.

Hollësi të tjera për anijen MV Sea Horse një herë për një herë nuk ka.

Më herët sot, piratët kapën anijen greke MV Irene EM në Gjirin e Adenit.

Ekuipazhi i anijes përbëhet prej 22 filipinasish.

Ministria e Jashtme e Egjiptit thotë se piratët rrëmbyen gjithashtu edhe dy anije egjiptiane peshkimi dje.

Këto incidente pasuan shpëtimin e kapitenit të një anijeve amerikane transporti që u rrëmbye nga piratët të djelën.


XS
SM
MD
LG