Lidhje

Gjukanoviç: Të mos shqetësohemi për centralin bërthamor


Kryeministri i Malit të Zi tha se nuk ka nevojë për shqetësime lidhur me centralin bërthamor të propozuar për t’u ndërtuar nga Kroacia dhe Shqipëria.

Kryeministri Millo Gjukanoviç tha dje se kjo nismë është ende në fazën fillestare dhe se Mali i Zi do të marrë pjesë në bisedimet me zyrtarët e të gjitha vendeve të rajonit.

Ai tha se nëse planet nuk ndryshojnë, atëhere bisedimet do të përqendrohen në çështjen se ç’duhet bërë për të garantuar se centrali bërthamor nuk do të dëmtojë mjedisin, sigurinë ose shëndetin e banorëve.

Centrali bërthamor është propozuar të ndërtohet në afërsi të Shkodrës, pranë kufirit me malin e Zi.

Një zëdhënës i qeverisë kroate konfirmoi të mërkurën se Kroacia dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një dokument kornizë për ndërtimin e centralit të përbashkët bërthamor.//ii

XS
SM
MD
LG