Lidhje

Obama, Kalderon dakord të luftojnë kartelet e drogës  në Meksikë


Presidenti Barak Obama dhe Presidenti i Meksikës, Felipe Kalderon ranë dakord të bashkojnë forcat për të luftuar kundër ndryshimeve të klimës dhe karteleve meksikane të drogës.

Presidenti Obama vlerësoi përpjekjet e Meksikës për t’ju kundërvenë karteleve të drogës dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë pjesën që u takon për të frenuar kërkesën për drogë në vendin e tij si dhe kalimin e armëve dhe të parave nga njëra anë e kufirit në tjetrën.

Ai i bëri komentet dje, pas bisedimeve me zotin Kalderon në qytetin e Meksikos.

Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen të shkatërrojnë mbështetjen financiare për kartelet meksikane të drogës. Ai i bëri thirrje Senatit amerikan të ratifikojë një traktat mes vendeve të kontinentit amerikan që synon pakësimin e trafikimit të armëve të vogla drejt Meksikës.

Dy udhëheqësit njoftuan gjithashtu një kornizë dypalëshe për të luftuar ndryshimet e klimës si dhe për të nxitur prodhimin e formave të ripërtëritëshme të energjisë. //ii


XS
SM
MD
LG