Lidhje

Medvedev: Rusia ka nevojë për konkurrencë politike


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvjedev, thotë se vendi i tij ka nevojë për konkurencë më të madhe politike dhe garanci më të shumta për të drejtën e protesës së qytetarëve.

Në fjalën që mbajti para aktivistëve të të drejtave të njeriut, zoti Medvjedev diskutoi ligjin e vitit 2006 që sanksionin një kontroll më të madh zyrtarndaj grupeve joqeveritare.Ai sugjeroi krijimin e një pike për diskutime publike si Parku Hajd i Londrës, ku të gjithë njerëzit të shprehin lirisht pikpamjet e tyre.Ai theksoi që kjo pikë të ngrihet në një zonë urbane dhe jo të jetë e fshehur në ndonjë zonë industriale.

Zoti Medvjedev i bëri këto komente gjatë një takimi me aktivistë të të drejtave të njeriut dhe të tjerë dje, të cilat u publikuan sot në faqen e Internetit të Presidentit të Rusisë.

Megjithëse e kritikoi ligjin e vitit 2006, sipas të cilit organizatat jo-qeveritare duhet të duhet të rregjistrohen dhe të jenë nën mbikqyrjen e qeverisë, zoti Medvjedev nuk paraqiti ndonjë gatishmëri për rishikimin e kësaj politike. //mm//

XS
SM
MD
LG