Lidhje

Kosova dhe njohja e saj ndërkombëtare


Njohja ndërkombëtare e Kosovës do të vazhdojë edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, shprehet Sabine Frajzer, drejtoreshë e Programit për Evropën të Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

Megjithatë, thotë ajo, qeveria e Kosovës duhet të luajë rol të rëndësishëm për t’i treguar botës se është një shtet që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kjo qeveri duhet të përpiqet më shumë t’i bindë vendet e tjera ta njohin atë.

Intervistën e plotë me zonjën Frajzer ju ftojmë ta ndiqni së shpejti në emisionin tonë televiziv Ditari.

XS
SM
MD
LG