Lidhje

Presidenti i Serbisë viziton manastirin e Deçanit


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ishte sot në Kosovë, ku vizitoi manastirin e Deçanit në Kosovën perëndimore, një nga tempujt më të rëndësishëm të besimit ortodoks në vend.

Vizita e tij e cila përkon me kremtimet e pashkëve ortodokse, u mundësua me ndërhyrjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë të cilët kërkuan nga qeveria e vendit ta lejonte atë.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci tha se leja është dhënë duke pasur parasysh faktin se ushtrimi i lirive fetare është i garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe duke pasur parasysh se qeveria e Kosovës e konsideron këtë vizitë krejtësisht private dhe të natyrës fetare.

Disa delegacione zyrtare serbe nuk janë lejuar kohët e fundit të hyjnë në Kosovë pa lejen e institucioneve të vendit. Beogradi vazhdon të refuzojë institucionet e Kosovës dhe të kundërshtojë pavarësinë e saj. //iç//

XS
SM
MD
LG