Lidhje

Të paktën 20 vetë humbin jetën nga një sulm vetëvrasës në Pakistan


Policia në Pakistan thotë se një sulmues vetëvrasës ka përplasur automjetin e tij në një postobllok ushtarak në veriperëndim të vendit duke vrarë të paktën 20 vetë.

Sipas zyrtarëve, sulmi ndodhi ditën e shtunë në një zonë fisnore në qytetin e Hangus në provincën Frontir në veriperëndim të Pakistanit.

Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin. Komandanti i tyre Hakemullah Mehsud u tha gazetarëve se militantët do të vazhdojnë sulmet derisa të ndalohen sulmet amerikane me avionë të telekomanduar.

Si presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, edhe kryeministri Jusuf Raza Gilani e dënuan sulmin përmes deklaratave. Presidenti u zotua se do të eliminonte terrorizmin dhe ekstremizmin nga vendi. //ek

XS
SM
MD
LG