Lidhje

SHBA zotohet për zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme


I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme tha se administrata e presidentit Obama do të punojë me këmbëngulje për arritjen e një zgjidhjeje bazuar në dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez.

Ish-senatori Xhorxh Miçëll tha se një paqe gjithpërfshirëse në Lindjen e Mesme është me rëndësi jo vetëm për Izraelin, palestinezët dhe vendet rajonale por edhe për Shtetet e Bashkuara dhe njerëzit në të gjithë botën.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin egjiptian Hosni Mubarak në Kajro, që ishte ndalesa e tij e fundit në këtë vizitë.

Një agjenci egjiptiane shtetërore e lajmeve citon zoti Mubarak të ketë thënë se zgjidhja e vetme është ajo që bazohet në dy shtete.

Gjatë vizitës së djeshme në Bregun Perëndimor, zoti Miçëll tha po kështu se kjo do të jetë zgjidhja e vetme për konfliktin izraelito-palestinez.//ek

XS
SM
MD
LG