Lidhje

Grupi muzikor "Little Big Town", hedh në treg albumin e ri


Me 11 këngë të kthyera në hit për muzikën kantri, grupi Little Big Town po shijon suksesin. Ndonëse katërshes së këtij grupi iu desh rreth 10 vjet për t’u spikatur në tregun muzikor, ata arritën të godasin në shenjë duke u renditur në 10 hitet më të mira amerikane për vitin 2008. Grupi i njohur u ndal edhe në studiot e Zërit të Amerikës gjatë turit të tij këtu në Uashington.

Grupi Little Big Town, përbëhet nga Karen Fairchild, Kimberly Roads, Filip Sweet dhe Jimi Westbrook. Ata paten mjaft sukses në muzikën kantri me harmoninë e tingujve që dikur konsideroheshin pop rock. Harmonia e katër zërave dhe rotacioni i zërit kryesor, është tipari dallues i tyre.

Temat e familjes dhe komunitetit janë të pranishme në videot dhe muzikën e grupit. Të gjithë pjestarët e grupit janë rritur në zonën rurale të Amerikës. Filipi shpjegon afërsinë me këtë zonë:

“Ne të gjithë kemi trashëgimi rrënjët tona nga jugu dhe e paraqesim këtë në muzikë, ne besojmë tek dashuria për njëri-tjetrin dhe dashuria për familjet tona”.

Pyetjes se si po e përballon industria e muzikës rënien ekonomike, Karen i përgjigjet me optimizëm:

“Mendoj se njerëzit duan të largojnë mëndjen nga situata të tilla, dhe historikisht muzika e ka kryer këtë mission në periudha depresioni apo recesioni ekonomik, pra e shoh si një terapi për njerëzit”– thotë ajo.

Grupi ka kaluar edhe momente të vështira. Burri i parë i Kimberlit vdiq papritur në një aksident në moshë të re. Karen dhe Filip përjetuan eksperiencën e divorcit.

Kur albumet e tyra të para nuk shënuan asnjë shitje, grupi u detyrua që të bënte punë jashtë fushës së muzkës për disa kohë. Gjatë kësaj kohe, pjestarët e grupit, u mbështetën tek njëri-tjetri. Karen dhe Jimmi u martuan në vitin 2006.

Little Big Town po realizon një tur, për CD-në e tyre “A place to land”. Karen shpjegon titullin e CD-së.

“Në aspektin artistik, ne ndjehemi mirë për identitetin që kemi krijuar si grup dhe për faktin se kemi gjetur vendin tonë... Dhe për çudi në mes të asaj periudhe ne e quajtëm albumin “Një vend për të zbarkuar”…

Kohët e fundit, Little Big Town ka regjistruar një këngë për filmin e Disneyt “The Fox and the Hound 2”. Sipas disa adhuruesve kjo është puna më e mirë e tyre.

“Për aq kohë sa nipërit dhe mbesat janë të dhënë pas kësaj kënge, do të thotë se është më e mira që kemi bërë”. - thotë Kimbreli //mm//

XS
SM
MD
LG