Lidhje

Përmbyllet takimi i "Dy Amerikave"


Takimi i nivelit të lartë i “Dy Amerikave” përmbyllet sot në Trinidad dhe Tobago ku presidenti Obama u përpoq të përmirësonte marrëdhëniet me kundërshtarë rajonalë.

Gjatë gjithë takimit, zoti Obama dëgjoi thirrjet e shumë udhëheqësve rajonalë për të hequr embargon tregtare të vënë ndaj Kubës prej 47 vjetësh.

Ai tha se kërkonte ndryshim në marrëdhëniet amerikano-kubane por edhe se donte reforma demokratike në këtë vend që drejtohet nga ishulli me drejtim komunist.

Zoti Çavez i dha dorën zotit Obama pasi presidenti amerikan bëri thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet amerikane me Kubën, që është aleati më i ngushtë i Venezuelës.

Udhëheqësi i Venezuelës propozoi kthimin e Ambasadorit venezuelian në Uashington duke normalizuar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela përjashtuan ambasadorët përkatës nga vendet e tyre në muajin shtator të vitit të kaluar. //ek

XS
SM
MD
LG