Lidhje

Moska kërcënon të pezullojë bisedimet me NATO-n


Lajmet nga Rusia bëjnë të ditur se i dërguari i përherëshëm i Rusisë në NATO, Dmitri Rogozin, ka kërcënuar të ndërpresë të gjitha takimet me komandantët e aleancës në muajin maj, në qoftë se ajo zbaton planet për të zhvilluar manovrat ushtarake në Gjeorgji.

Zoti Rogozin i tha televizionit Vesti të Moskës se qeveria pret reagimin e NATO-s ndaj protestës së Moskës kundër manovrave ushtarake, para se të vendosë se çfarë do të bëjë.

Zyrtarët e NATO-s thonë se manovrat në të cilat do të marrin pjesë 1300 trupa nga 19 vende, ishin planifikuar shumë kohë më parë dhe nuk duhet të konsiderohen të papritura për Moskën.

Një takim ministerial NATO-Rusi është caktuar për më 19 maj, ndërsa manovrat janë caktuar të mbahen nga 6 maj deri në një qershor.

XS
SM
MD
LG