Lidhje

Arabia Saudite njeh shtetin e Kosovës



Arabia Saudite njohu sot pavarësinë e Kosovës. Duke cituar zyrtarë të ministrisë së jashtme saudite, agjencia shtetërore e lajmeve e këtij vendi, njofton se Mbretëria e Arabisë Saudite shpreson që “ky zhvillim do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në Kosovë dhe në vendet fqinje”.

Pas Emirateve të Bashkuara Arabe,Arabia Saudite është vendi i dytë i botës arabe që njeh pavarësinë e Kosovës. Duke qenë shteti më i madh i këtij rajoni Arabia Saudite vlerësohet si një vend me ndikim dhe autoritetet në Kosovë besojnë se kjo njohje do të ndikojë edhe tek vendet tjera të botës arabe, të cilat janë mëshuar deri tash të marrin këtë hap.

Pas njohjes së sotme, arrin në 58 numrin e shteteve që kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës, e cila kundërshtohet ashpër nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

XS
SM
MD
LG