Lidhje

Gjykata e Vlorës, 6 muaj burg për Bollanon


Në Shqipëri gjykata e Vlorës dënoi sot me 6 muaj burgim dhe heqjen për 3 vjet të së drejtës për të ushtruar veprimtari publike për Kryetarin e Bashkisë së Himarës Vasil Bollano. Ai ishtë akuzuar nga prokuroria për heqjen e tabelave që tregonin lokalitetet dhe vendet turistike të cilat ishin shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.

Menjëherë ka reaguar partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut e cila mbron interesat e minoritetit grek në Shqipëri, duke e konsideruar vendimin e gjykatës si një akt me prapavijë politike e të frymëzuar nga qarqe nacionaliste.

XS
SM
MD
LG