Lidhje

Presidenti i Kosovës bën thirrje për përfundimin e mandatit të UNMIK


Presidenti i Kosovës bëri thirrje për përfundimin e mandatit të Misionit të Kombeve të Bashkuara.

Thirrjet e tij pasuan një takim me shefin e këtij misioni, Lamberto Zannieri, i cili e ka siguruar mikpritësin e tij se UNMIK-u është duke ndryshuar dhe duke u rikonfiguruar dhe se në të ardhmen funksionet e tij do të jenë vetëm të natyrës politike.

Presidenti Fatmir Sejdiu i ka kërkuar atij që të nxitojë me procesin e ri konfigurimit dhe ka tërhequr vërejtjen se UNMIK-u nuk mund të përfaqësoj më Kosovën.

Që nga fillimi i shtrirjes së Misionit të Bashkimit Evropian për policin dhe drejtësinë, UNMIK-u ka filluar shkurtimet dhe deri në verën e tij viti numri i personelit të këtij misioni pritet të përbëhet nga rreth 500 veta.

Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit të kaluar dhe deri tash është njohur nga 58 vende të botës.

Kundërshtimi i pavarësisë nga Beogradi me mbështetjen e Rusisë, ka bërë që të mbetet në fuqi edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit dhe bashkë me të edhe Misioni i Kombeve të Bashkuara. //bsa//

XS
SM
MD
LG