Lidhje

Së shpejti në Ditar


Në Shtetet e Bashkuara, partia republikane në Uestçester të Nju Jorkut nderoi këto ditë ish ligjvënësin Xhozef Dioguardi për rolin e tij si veprimtar politik e shoqëror në shërbim të elektoratit e vendit. Darka u shtrua në një nga sallat e hotelit Ritz Carlton në Uajt Plains, pak kilometra nga Nju Jorku. Të pranishëm ishin disa figura të njohura të parties republikane, si Ari Fleitcher e Dana Perino, ish zëdhënës të Shtëpisë së Bardhë. Më hollësisht, së shpejti në emisionin televiziv Ditari.

XS
SM
MD
LG