Lidhje

SHBA, shqetësim ndaj përparimit të Talebanit në Pakistan


Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë ndaj sukseseve ushtarake dhe politike të talebanëve në Pakistanin veriperëndimor.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha dje se për Uashingtonin është mjaft shqetësues fakti që militantët talebanë kanë përparuar më afër kryeqytetit Islamabad ditët e fundit.

Zëdhënësi tha se kjo çështje po i merr një kohë mjaft të madhe Presidentit Obama.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates tha dje se udhëheqësit e Pakistanit duhet ta kuptojnë kërcënimin dhe të marrin masa për të ndalur përhapjen e kryengritjes talebane.

Duke folur dje para Kongresit amerikan, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se ndryshimi i mendimeve tek njerëzit në Pakistan nuk do të jetë i lehtë por shtoi se fraksionet pakistaneze kanë filluar të shprehin shqetësim ndaj marrëveshjes për paqe të arritur me militantët në rajonin veriperëndimor Malakand. //ii

XS
SM
MD
LG