Lidhje

SHBA: Kërkohen qindra rezervistë ushtarakë për Afganistanin


Administrata e Presidentit Obama i ka kërkuar Pentagonit të mobilizojë qindra rezervistë ushtarakë për të kryer në Afganistan detyra që më parë ishin planifikuar të mbuloheshin nga civilë si pjesë e strategjisë së re për këtë vend.

Dje, Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts shprehu shqetësim se shtimi i përkohshëm i personelit civil i planifikuar për Afganistanin mund të mos realizohet para shtimit të trupave ushtarake.

Zoti Gejts tha se ushtria do të përpiqet të gjejë rezervistë me aftësitë e duhura civile dhe t’i dërgojë ata në Afganistan për të ndihmuar në çështjet e zhvillimit dhe të qeverisjes deri sa Departamenti i Shtetit dhe agjenci të tjera të arrijnë t’i plotësojnë këto nevoja. //ii

XS
SM
MD
LG