Lidhje

Ministrat e Financave të G-7: Recesioni global ka filluar të zbutet


Ministrat e financave nga fuqitë ekonomike kryesore të botës thanë se ka shenja që tregojnë se recesioni global ka filluar të zbutet.

Ministrat e grupit të 7 vendeve më të industrializuara u takuan dje në Uashington ku riafirmuan angazhimin për të punuar së bashku për ta nxjerrë botën nga recesioni. Ata parashikuan se një rigjallërim i dobët do të fillojë gjatë muajve të ardhshëm.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e G-7s thanë se nga të dhënat e fundit del se hapi i rënies ekonomike duket se po ngadalësohet. Por Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner paralajmëroi se “errësira që ka rënë mbi ekonominë globale” nuk është larguar aspak.

Ai tha se vendet e ndryshme duhet të vazhdojnë të venë në zbatim plane për stimulimin e ekonomisë dhe të garantojnë se konsumatorët dhe bizneset do të mund të marrin kredi nga bankat. //ii

XS
SM
MD
LG