Lidhje

Iran: Gazetarja e burgosur nis grevën e urisë


Babai i gazetares së burgosur iraniano-amerikane në Teheran thotë se ajo ka hyrë në një grevë urie në shenjë proteste ndaj dënimit me tetë vjet burg për spiunazh.

Reza Saberi tha sot se vajza e tij, Roksana është në ditën e pestë të grevës së urisë dhe do të vazhdojë të refuzojë të hajë derisa autoritetet iraniane ta lirojnë nga burgu.

Avokati i Saberit e apeloi vendimin për dënimin e saj po sot. Një gjykatë iraniane e dënoi gazetaren 31 vjeçare më 18 prill pasi ajo ishte shpallur fajtore në një gjyq me dyer të mbyllura që ishte kritikuar ashpër. Departamenti i Shtetit thotë se akuzat për spiunazh janë pa bazë.//mm//

XS
SM
MD
LG