Lidhje

Presidenti Obama bën thirrje për disiplinë fiskale


Në fjalimin e tij të përjavshëm, presidenti Barak Obama parashtroi një plan për të shkurtuar shpenzimet dhe rritur efektshmërinë e qeverisë.

Zoti Obama tha se shpreson të ndërtojë një bazë për mirëqenie afatgjatë dhe theksoi se disiplina fiskale do të jetë një shtyllë e saj. Zoti Obama i bëri thirrje Kongresit që të vërë në jetë një ligj që parashikon që politikat e reja të taksave të vihen në zbatim vetëm pasi të jenë gjetur mënyrat për të paguar për to.

Ai po kështu përshkroi fitimet që agjencitë qeveritare do të kenë nëse ulin shpenzimet. Sipas tij, agjencitë do të kenë mundësinë të riinvestojnë në programet e tyre një pjesë të kursimeve.

Presidenti po kështu njoftoi për zhvillimin e një forumi sivjet ku do të mblidhen përfaqësues qeveritarë dhe të bizneseve private me shpresën për të gjetur mënyra të reja për të shtuar efektshmërinë në punë. //ek

XS
SM
MD
LG