Lidhje

Shqipëria thotë se nuk është e goditur nga kriza botërore


Zëvendës ministri shqiptar i Financave, Sherefedin Shehu thotë se Shqipëria nuk është e izoluar nga kriza botërore, por akoma nuk është goditur prej saj. Zoti Shehu i cili po merr pjesë në takimet e pranverës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore tha se ka biseduar me zyrtarë të Fondit për mënyrat e parandalimit dhe tejkalimit të efekteve të krizës në ekonominë shqiptare. Në Uashington po mbahet takimi i pranverës i Fondit Monetar Ndërkombëtar, në një kohë kur vendet e botës po përpiqen të gjejnë rrugë për të përballuar dhe zgjidhur krizën ekonomike dhe kur vetë roli i këtij institucioni është bërë objekt diskutimesh të shumta. Zoti Shehu i dha një intervistë Zërit të Amerikës, gjatë programit televiziv Ditari.

XS
SM
MD
LG