Lidhje

Diplomohen oficerët e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës


Sot në Prishtinë u diplomuan oficerët e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. 44 oficerë morën sot gradat nën-kolonel dhe major, pas pesë javë stërvitjesh të drejtuara nga ushtarakët e NATO-s.

Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë 2 mijë e 500 pjesëtarë aktiv të armatosur lehtë dhe 800 rezervë. Ngritja e kësaj force që sipas planeve do të jetë shumetnike, është detyrë e NATO-s.

Themelimi i kësaj force pasoi shpërbërjen e Trupave Mbrojtëse të Kosovës të cilat kishin trashëguar ish Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

E themeluar sipas planit të krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit është shpallur edhe pavarësia e Kosovës, Forca e Sigurisë është kundërshtuar ashpër nga Beogradi i cili u ka bërë thirrje edhe pjesëtarëve të komunitetit serb që të bojkotojnë atë.

Beogradi i mbështetur nga Rusia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit të kaluar, të cilën e kanë njohur deri tash 58 vende të botës.

XS
SM
MD
LG