Lidhje

Kompania GM shkurton 21 mijë vende të tjera pune


Kompania “General Motors” po shkurton 21 mijë vende të tjera pune, duke mbyllur më shumë fabrika prodhimi, shkurtuar numrin e objekteve ku shiten automjetet e kompanisë si dhe duke eliminuar tipin “Pontiac” të automjeteve. Të gjitha këto masa janë pjesë e planit të ri të ristrukturimit.

Plani po kështu përfshin një ofertë për të shkëmbyer rreth 27 miliardë dollarë borxhe me aksione në këtë kompani.

Tipi “Pontiac” u fut në treg në vitin 1926 dhe u bë i njohur për makinat sportive dhe të shpejta si ato “Firebird” dhe “GTO”. Shitjet e këtyre automjeteve arritën kulmin në vitet 70, por pësuan rënie që pas asaj kohe.

Kompania “GM” përballet me falimentin nëse nuk arrin të rinovohet para datës 1 qershor, afat i vënë nga administrata aktuale.

Ndërkaq, ditën e premte, Departamenti amerikan i Thesarit i dha kompanisë edhe 2 miliardë dollarë kredi me interes të ulët.//lk

XS
SM
MD
LG