Lidhje

Anketat: Amerikanët më optimist për marrëdhëniet raciale


Një anketim i fundit i publikut tregon se afrikano-amerikanët po ndjehen më optimistë për gjendjen e marrëdhënieve raciale në SHBA, rreth 100 ditë pasi Presidenti Obama u betua si Presidenti i parë afrikano-amerikan.

Një vëzhgim i kryer nga gazeta "The New York Times" dhe rrjeti CBS News tregon se 59 për qind e zezakëve dhe 65 për qind e të bardhëve thonë se marrëdhëniet mes të dy racave janë të mira. Një anketim i kryer rreth 6 muaj më parë tregoi se vetëm 29 për qind e të gjithë afrikano-amerikanëve mendonin pozitivisht për marrëdhëniet ndërracore. Megjithatë, pavarësisht nga zgjedhja historike e zotit Obama, 51 për qind e të gjithë afrikano-amerikanëve thonë se të bardhët kanë më tepër shanse për të patur sukses në shoqërinë amerikane, krahasuar me 44 për qind e atyre, që thanë se të dyja racat i kanë njëlloj mundësitë për të patur sukses.

XS
SM
MD
LG