Lidhje

Senatori Arlin Spektër ndryshon përkatësinë politike



Senatori republikan Arlen Specter njoftoi se do të largohet nga Partia Republikane dhe do të bashkohet me Partinë Demokrate. Kjo lëvizje do ta vinte presidentin Obama në një pozitë më të mirë për të miratuar propozimet e tij në Senat. Senatori tha të martën se në vitin 2010 do të marrë pjesë në zgjedhje si demokrat.

Senatori Specter tha se filozofia e tij politike është më pranë demokratëve.

Arlen Specter, 79 vjeçar, ka përfaqësuar shtetin e Pensilvanisë për gati 3 dekada në Senat. Përmes një deklarate ai vinte në dukje se “identiteti i tij nuk përcaktohet nga partia”. Po ashtu ai shtoi se “asnjë senator nuk mund dhe nuk duhet ta verë besnikërinë ndaj partisë, mbi detyrimet ndaj shtetit që përfaqëson dhe vendit”.

Zyrtarë të administratës thonë se presidenti Obama bisedoi në telefon me senatorin Spekter dhe i tha atij se ndihej “i gëzuar” nga ky ndryshim.

XS
SM
MD
LG