Lidhje

Gripi i derrit; rrezikshmëria dhe masat parandaluese


Udhëheqësit botërorë po përpiqen të ndalin përhapjen e gripit të derrit që ka shkaktuar vdekjen e disa dhjetra vetave në Meksikë dhe ka prekur të paktën disa qindra të tjerë. Ndërsa organizata botërore e shëndetësisë e rriti shkallën e rrezikshmërisë. Punonjësit e shëndetësisë po u bëjnë thirrje njerëzve që të lajnë duart rregullisht dhe të tregohen të kujdeshsëm ndaj simptomave që ngjajnë me ato të gripit të zakonshëm, vetëm virusi që e shkakton këtë grip, është i ri. Ky lloj gripi është tepër infektues mes derrave duke prekur rrugët e frymëmarrjes. Virusi qarkullon mes kafshëve gjatë gjithë vitit dhe zakonisht shpërthen në vjeshtë e në dimër.

Në fund të marsit, punonjësit e mjekësisë në Meksikë u befasuan kur vunë re se nëpër klinika numri i njerëzve të prekur nga gripi ishte tepër i lartë për këtë stinë pranvere, pasi dihet se gripi përhapet më shpesh në fund të vjeshtës e gjatë dimrit, por jo në përanverë.

Qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thotë se përhapja e gripit të derrit ndodh në dy mënyra; nëpërmjet kontaktit me derra të infektuar ose mjedise të ndotura me këtë virus, ose nëpërmjet kontaktit me një person i prekur nga gripi i derrave. Kjo qëndër ka arritur në përfundimin se virusi i gripit të derrit është ngjitës dhe përhapet mes njerëzve, por deri tani nuk dihet se sa lehtë ndodh kjo.

Në Meksikë, ushtraët u shpërndajnë njerëzve maska, ndërsa gripi i derrit është përhapur nëpërmjet Meksikës edhe tek vizitorët vizitorët nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Spanja. Mjeku meksikan Frank Rozengaus thotë se rritja e shkallës së rrezikshmërisë do të thotë se virusi mund të përhapet nga njeriu tek njeriu. Pacientët mund të infektojnë njëri tjetrin një ditë para shfaqjes së simptomave e deri në 7 ditë mbas shfaqjes së tyre.

Simptomat janë temperatura, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e lodhja. Simptoma të tjera janë vjellja e diarreja.

Organizata botërore e shëndetësisë thotë se nuk është e sigurt në se ky lloj gripi do të shndërrohet në epidemi, por njerëzit nuk janë të imunizuar prej këtij virusi. Masat parandaluese në shkallë ndërkombëtare janë marrë, ndërsa në shumë vende kryhet kontrolli i udhëtarëve që arrijnë nga Meksika ose pjesë të Shteteve të Bashkuara. Shkollat në Shtetet e Bashkuara ku studentë janë prekur nga gripi janë disinfektuar. Presidenti Barak Obama tha se ky lloj gripi kërkon marrjen e masave dhe kujdes, por nuk është shkak për alarm.
Administrata e presidentit Obama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në fushën e shëndetësisë pasi u vërtetuan 40 raste të prekjes së njerëzve nga ky grip. Një nga masat është shpërndarja e 12 milionë dozave të ilaçit Tamiflu. Për këtë lloj gripi nuk ekziston vaksinë, por virusi reagon nga barnave Tamiflu dhe Relenza. Ekspertët e shëndetësisë po përpiqen të përcaktojnë përse rastet jashtë Meksikës janë relativisht të lehta, ndërkohë që Meksikë ata që kanë vdekur janë të rinj, kur dihet se organizmi i ri është në gjendje ta luftojpë më mirë sëmundjen.


Ndërkohë, qeveria meksikane ka mbyllur restorante, madje edhe kishat; vendet ku njerëzit grumbullohen më shpesh. Me këto masa autoritetet përpiqen të parandalojnë ose pakësojnë sa të jetë e mundur kontaktet mes njerëzve.

Qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në Atlanta, ka nxjerrë disa udhëzime për mbrojte nga gripi i derrit. Ndër këto udhëzime përfshihen; shmangja e kontaktit me persona të infektuar nga virusi i gripit të derrit; qëndrimi në shtëpi, mos shkuarja në shkollë, a punë ose veprimtari publike, kur personi ka shenja të gripit; gjatë kollitjes ose teshtitjes, gjithmonë duhet vendosur dora përpëara gojës e hundës për parandalimin e përhapjes së mikrobit tek të tjerët; larja e duarve ka shumë rëndësi ashu si edhe mos prekja e syve, gojës e hundës ose larja menjëherë e duarve; edhe dieta e shëndetëshme ushqimore luan rol, ashtu si gjumi i mjaftueshëm, ushtrimet fizike dhe marrja e lëngjeve. Ekspertët thonë se shmangja e kontakteve të panevojshme me derrat ka rëndësi, por ngrënia e mishit të derrit nuk përbën problem.

http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG