Lidhje

SHBA: Dënime të gjata edhe për 2 të tjerë në çështjen Fort Diks


Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatës federal dha dënime të gjata burgimi edhe për dy personat e tjerë të shpallur fajtorë për komplot për vrasjen e personelit ushtarak amerikan në një bazë ushtarake të Nju Xhersit.

Gjykatësi dënoi Mohamed Shnewer, i lindur në Jordani, me burgim të përjetshëm plus 30 vjet për rolin e tij në komplotin për të sulmuar bazën Fort Diks në Nju Xhersi.

Një tjetër person, Serdar Tatar, i lindur në Turqi, u dënua me 33 vjet burg.

Dje gjykata dënoi me burgim të përjetshëm 3 vëllezërit Dritan, Eljvir dhe Shain Duka, shqiptarë nga Maqedonia.
Një juri federale i shpalli fajtorë të pesë personat në muajin dhjetor pas një gjyqi që zgjati 8 javë. Prokurorët deklaruan në gjyq se personat në fjalë ishin frymëzuar nga al-Kaida.

Autoritetet i arrestuan ata në maj të vitit 2007 dhe asnjëri prej tyre nuk e pranoi fajësinë. //ii

XS
SM
MD
LG