Lidhje

SHBA do të marrin të gjitha masat kundër gripit të derrave


Presidenti Barak Obama tha se qeveria po mer çdo masë për të kontrolluar përhapjen e gripit të derrave, pas njoftimit për vdekjen e parë nga ky virus në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Obama tha sot në Shtëpinë e Bardhë se Shtetet e Bashkuara po marrin të gjitha masat parandaluese ndaj përhapjes së sëmundjes dhe po ndjekin nga afër gjendjen. Ai u bëri thrrje autoriteteve të shëndetsisë që të jenë vigjëlentë për identifikimin e rasteve të dyshuara, madje shtoi se shkollat me raste të dyshuara duhet të shqyrtojnë mundësinë e mbylljes nëse gjendja bëhet më serioze.

Po sot, zyrtarët amerikanë të sektorit të shëndetsisë njoftuan se viktima e parë e ishte një fëmijë 23 muajshe në shtetin e Teksasit, në kufirin verior të Meksikës, qendra e kësaj sëmundjeje. Zyrtarët e atij shteti thanë se fëmija ishte nga Meksika dhe shkoi në Teksas për të vizituar familjen.

Në Meksikë, numri i vdekjeve të dyshuara nga gripi i derrave ka arritur në 159. Ministri i Shëndetsisë së meksikës, Hose Kordova u tha dje vonë gazetarëve se janë konfirmuar 26 raste të gripit të derrave, mes tyre 7 vdekje. Ai tha se mbi 1 mijë e 300 veta me simptoma vazhdojnë të qëndrojë në spital. (ze)

XS
SM
MD
LG