Lidhje

Presidenti Obama në 100 ditët e para në detyrë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama mbushi dje 100 ditë në detyrë dhe me këtë rast foli në përgjithësi për sukseset e politikave të tij gjatë kësaj periudhe, pa u përqendruar në ndonjë çështje të veçantë.

Mbrëmë në një konferencë të drejtëpërdrejtë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obamai preku të gjitha çështjet që nga politika e jashtme e deri tek gripi i rëndë që i ka kaluar tashmë kufijtë e Meksikës ku u konstatua për herë të parë. Ai dënoi përsëri praktikën e simulimit të mbytjes në procesin e hetimit të të dyshuarve për terrorizëm, u shpreh me tone optimiste për të ardhmen e ekonomisë dhe u përpoq të qetësonte frikën rreth gripit të derrave. Në ditën e tij të 100-të në detyrë, presidenti doli para publikut dhe shtypit amerikan.

"Sot mbushen 100 ditë që kur bërë betimin për të qënë presidenti juaj".

Ai foli paradite për arritjet e administratës së tij të re edhe në një takim me komunitetin në shtetin mesperëndimor të Mizurit, ku tha se ka filluar puna për ta ribërë Amerikën.

"Deri tani kemi bërë një përparim të mirë por nuk jam plotësisht i kënaqur.Kam besim në të ardhmen por i shqetësuar për të tashmen”.


Por që në fillim të 100 ditëve të dyta në detyrë,zoti Obama ka ndeshur në një sfidë tjetër, në emergjencën e parë shëndetësore mbarëkombëtare të presidencës së tij.

"Ne po ndjekim nga afër rastet e virusit H1N1 të gipit në gjithë Shtetet e Bashkuara”.


Presidenti u shpreh qartë se nuk ka plane për të mbyllur kufirin me Meksikën dhe theksoi se virusi i ri i giripit është shqetësuar, por nuk ka arsye për panik.

"Kryesorja tani është që ne të jemi tepër vigjilentë”.

Ndryshe nga dy konferencat e mëparëshme të shtypit në orët kryesore të lajmeve, kjo nuk pati ndonjë çështje dominuese. Presidentit Obama iu bënë pyetje të ndryshme, nga gjendja e industrisë amerikane të makinave, tek vendimi për të hapur për publikun dokumente ligjore që kanë të bëjnë me autorizimin e teknikave të ashpëra të hetimit të përdorura ndaj të dyshuarve për terrorizëm.

"Ne mund ta kishim marrë këtë informacion në forma të tjera, në forma që përputhen me vlerat tona, me forma që na përshtaten”.


Presidenti Obama foli gjithashtu edhe për gjendjen në Pakistan, duke thënë se qeviria atje është dobët, por shprehu besimin se arsenali bërthamor i atij vendi do të mbetet i siguruar.

"Kryesisht sepse për mendimin tij ushtria e Pakistanit e njeh rrezikun nëse këto armë bien në duar të gabuara”.

Një nga pyetjeti dha presidentit mundësinë për të reflektuar dhe pikërisht se çfarë i kishte lënë më shumë mbresë gjatë muajve të tij të parë në detyrë.

"Në rastin më tipik, mendoj se presidenti ka dy apo tre probleme të mëdha.Ne kemi shtatë apo tetë probleme të mëdha”.

Ai tha se vështirësia më madhe është menaxhimi i këtyre problemeve, ndërkohë që duhen bërë ndryshimet që ai u premtoi votuesve amerikanë nëntorin e kaluar.

Presidentit Obama, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura amerikane i duhet të merret me dy luftrat, në Irak dhe në Afganistan, me programet bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit, me recesionin më të rëndë në shumë dekada në Shtetet e Bashkuara, dhe më specifikisht me sistemin financiar, të lidhur ngushtë me tregun e shtëpive dhe industrinë e makinave.

Po ashtu një tjetër krizë që kërkon vemendjen e tij, si në aspektin human ashtu edhe atë financiar është epidemia e re e gripit, një formë tepër e rëndë gripale me pasoja vdekjeprurëse, që u shtohet preokupimeve të tij për reformimin e sistemit të kujdesit shëndetësor, si dhe politikave të energjisë dhe arsimit.

Pas konferencës së shtypit me gazetarët mbrëmë komentatorët politikë bënë vlerësime të ndryshme, dhe disa herë diametralisht të kundërta. Komentet për 100 ditët e para të Presidentit Obama në detyrë variuan nga cilësimi i kasaj periudhe si shumë e sukseshme në karakterizimin e saj si periudha më e turpshme në historinë amerikane.

Këto ishin dy ekstremet,të parët e argumentuan tezën e tyre duke përmendur mbështetjen deri në 65 përqind që gëzon Presidenti Obama mes amerikanëve, si dhe mbështetjen e tij në arenën ndërkombëtare, ndërsa të dytët në qendrimin e tij ndaj të majtës botërore dhe apologjitë e tij për qendrimin amerikan në çështje ndërkombëtare.

Por si gjithmonë u mbetet historianëve të bëjnë analizat e presidencave dhe të nxjerrin konkluzione.Në fakt, Presidenti Obama është një rast historik i demokracisë amerikane si afrikano-amerikani i parë këtë post, të cilin e morri në një periudhë të ngarkuar me ngjarje dhe prej tij pritet shumë në këto kushte.//iç//

Normal 0 false false false EN-US X-NONE X-NONE MicrosoftInternetExplorer4

XS
SM
MD
LG