Lidhje

1 Maji në Kosovë


Në Kosovë sot është ditë pushimi. Një maji dita e punëtorëve është përfshirë në kalendarin e festave shtetërore. Ndonëse me shkallë të lartë të papunësisë që zyrtarisht kalon dyzet përqindëshin e popullsisë, nuk është shënuar asnjë veprimtari sindikale. Udhëheqësit e Sindikatave të Kosovës kanë vendosur që për gjendjen e punëtorëve që kanë një vend pune apo atyre të papunë të protestojë më 16 maj.

Vendi është ende ne gjendje jo të mirë ekonomike dhe sipas shefit të agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Frode Mauring, me gjithë disa përparimeve që janë shënuar në sektorin privat, ekonomia e Kosovës është ende larg mundësive për të krijuar mjaft vende pune… "Çdo vit 30 mijë njerëz të rinj hyjnë në tregun e punës në Kosovë dhe me gjithë rritjen ekonomike nuk është e mjaftueshme për Kosovën që të jetë në gjendje të absorbojë jo vetëm ata që tashmë janë të papunë, por edhe ata që hyjnë në tregun e punës. Pra kemi një sfidë të madhe në këtë fushë", thotë zoti Mouring.

Ai tërheqë vëmendjen se ndonëse kriza financiare botërore nuk ka ndikuar drejtpërdrejtë në Kosovë, për shkak të mënyrës së punës së institucioneve të saj financiare, pasojat e kësaj krize do të ndjehen për shkak të ndikimit tek punëtorët e Kosovës nëpër botë… "Kjo nënkupton se shumë njerëz të varfër në Kosovë që janë mbështetur tek paratë e të afërmve të tyre do të ndjejnë ndikimin negativ. Po ashtu ka mundësi që në sektorin e ndërtimit mund të ketë ndikim meqë ishte diaspora ajo që ka nxitur një shtim të ndërtimit në Kosovë dhe tash shumë punonjës të këtij sektori mund të mbeten të papunë".

Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara është duke drejtuar projektin për ri integrimin e mbi një mijë ish pjesëtarëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës të cilët nuk janë përfshirë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Zoti Mouring thotë se nuk është e lehtë në tregun e punës së Kosovës të gjenden vende pune të shpejta për të gjithë, prandaj po ndiqet një program i ri i kualifikimit të tyre që të lehtësohet ri integrimi i tyre.

Shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë ka kushtëzuar edhe një shkallë të lartë të varfërisë. Sipas hulumtimeve të kryera edhe nga Banka Botërore, varfëria përfshinë gjysmën e popullsisë, ndërsa 15 për qind e saj jeton në varfëri të skajshme.//rd//


XS
SM
MD
LG