Lidhje

SHBA: Nënpresidenti Xhozef Bajden do të vizitojë Kosovën


Shtëpia e Bardhë njofton se nën-presidenti amerikan, Xho Bajden, do të shkojë në këtë muaj në Kosovë, Bosnje-Herzegovinë dhe Serbi.

Në një deklaratë që u publikua sot, zyra e zotit Bajden tha se nën-presidenti do të takohet me udhëheqësit politikë në të tre vendet si dhe me zyrtarë amerikanë dhe personal ushtarak në rajon.

Në deklaratë thuhet se nën presidenti do të shkojë në Ballkan në javën që fillon më 18 maj dhe hollësi të tjera do të jepen më vonë gjatë këtij muaji. //iç//

XS
SM
MD
LG