Lidhje

Vrasja e deputetit, reagojnë Berisha dhe Rama


Në një deklaratë të Kryeministrisë thuhet se zoti Berisha "dënon me ashpërsinë më të madhe këta akt kriminal të shëmtuar dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, Partisë Socialiste dhe parlamentit. Në deklaratë thuhet se "deputeti Fatmir Xhindi gjatë veprimtarisë së tij parlamentare në tre legjislatura është dalluar nga përkushtimi, përgjegjshmëria dhe serioziteti në përmbushjen e detyrës së tij të rëndësishme të ligjvënësit."

Ndërsa Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi pas vizitës në shtëpinë e të ndjerit se kjo është një ngjarje e rëndë. “Është vrarë një qytetar, i cili përfaqësonte shumë qytetarë të tjerë, jo thjesht një njeri si të tjerët. Duke pritur me padurim zbardhjen e rrethanave, ne jemi këtu për t’i shprehur solidaritetin tonë familjes së mikut tonë të ndjerë e për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjen e tmerrshme e tronditëse për të gjithë vendin.” – tha zoti Rama.

XS
SM
MD
LG