Lidhje

Presidenti Obama paraqet hapat për të frenuar virusin H1N1


Presidenti amerikan Barak Obama thotë se administrata e tij ka ndërmarrë hapa agresive për t’u përballur me përhapjen e virusit H1N1 dhe për t’u përgatitur mbi mundësinë e përkeqësimit të situatës.

Në fjalimin e përjavshëm të mbajtur sot, zoti Obama tha se i kishte kërkuar Kongresit 1,5 miliardë dollarë për krijimin e një vaksine dhe për të blerë medikamente kundër këtij virusi.

Zoti Obama tha se duhen vendosur masa parandaluese të forta që mënyrë që virusi të mos bëhet edhe më i rrezikshëm.

Testet konfirmuan se virusi ka shkaktuar vdekjen e 16 vetëve në Meksikë dhe një personi në Shtetet e Bashkuara. Por, rezultatet e këtyre testeve tregojnë se virusi mund të mos jetë aq i fortë edhe ngjitës saç ishte thënë më parë.

Sipas zyrtarëve meksikanë më pak se gjysma e rasteve të dyshuara me këtë virus rezultuan pozitive. Nga ana e tyre, zyrtarë amerikanë të shëndetit thonë se virusi nuk është aq i fortë sa ai i vitit 1918 i cili shkaktoi vdekjen e dhjetëra miliona vetëve anembanë botës.

Në zhvillime të tjera, Koreja e Jugut tha se kishte konfirmuar rastin e parë të virusit H1N1, ndërsa një fëmijë amerikan po testohet për të njëjtin virus në Japoni. Ndërkohë zyrtarët në Hong Kong ka vënë në karantinë qindra vizitorë të një hoteli, ndërsa sëmundja u përhap nga Meksika në Azinë lindore. //ek

XS
SM
MD
LG