Lidhje

Kryeministri italian Silvio Berluskoni, drejt divorcit


Sipas medias italiane, gruaja e kryeministrit miliarder Silvio Berluskoni po kërkon divorcin.

Gazeta La Stampa citonte sot bashkëshorten e zotit Berluskoni, Veronika të thotë se është e detyruar ta ndërmarrë këtë hap. Avokati i kryeministrit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kjo është një “çështje personale”.

Në një letër botuar javën e kaluar në gazetat italiane, Veronika shprehej se tërheqja e bashkëshortit të saj 72 vjeçar ndaj grave të bukura, gjë që ka gjetur pasqyrim gjerësisht në media, është një burim vuajtjesh.

Çifti Berluskoni është martuar prej 19 vjetësh dhe ka tre fëmijë.//mm//

XS
SM
MD
LG