Lidhje

Presidenti Obama pret udhëheqësit e Afganistanit dhe Pakistanit



Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Barak Obama do të takohet nesër me Presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai dhe me Presidentin e Pakistanit, Asif Ali Zardari për të diskutuar mbi rajonin e tyre. Shtëpia e Bardhë thotë se zoti Obama do të takohet me të dy udhëheqësit sëbashku dhe veçazi. Ekspertët e çështjeve të Azisë Jugore në Uashington diskutojnë për rezultatet e mundëshme të këtyre takimeve.

Forcat e Pakistanit vazhdojnë të luftojnë talebanët në distriktin veriperëndimor të vendit Buner, vetëm 100 kilometra larg Islamabadit. Beteja e vazhdueshme e Pakistanit me talebanët dhe marrëveshja e qeverisë për të lejuar ekstremistët të vendosin ligjin islamik në një rajon fqinjë, pritet të dominojnë bisedimet kur Presidenti Ali Asif Zardari të vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Pakistani ishin një nga temat kryesore që preku Presidenti Obama në konferencën e tij të shtypit më 29 prill.PRESIDENT OBAMA "Ne kemi filluar të shikojmë ditët e fundit një farë ndryshimi në vështrimet e Islamabadit, se idea që India ka qënë kërcënim tejet i madh për Pakistanin ka qënë i zmadhuar dhe se kërcënimi më i madh i vjen tani vendit nga brenda”. Presidenti Obama shprehu gjithashtu shqetësimin rreth dobësisë së qeverisë civile të Pakistanit.

Ai tha se kërcënimi më i madh i vjen Pakistanit nga brenda dhe jo nga India. Ekspertët vënë në dukje përgjigjen e matur të Indisë në muajin nëntor ndaj sulmeve terroriste në Bombei.

Për rrethimin 3-ditor të kryeqytetit financiar të Indisë u akuzua një grup terrorist në Pakistan.

Anthony Cordesman, ekspert i sigurimit kombëtar, vlerëson bashkëpunimin e dy vendeve në atë rast. "Nuk ka asnjë të dhënë se India po shkon drejt luftës. Rasti i Bombeit të paktën tregon se të dy vendet mund të bashkëpunojnë edhe në rastin e incidentit më të rëndë”.

Stephen Cohen është ekspert për çështjet e Pakistanit në Institutin Brookings. "Për mendimin tim po të kishte ndodhor ndonjë sulm tjetër terrorist në të njejtën kohë ose pak pas atij në Bombei, ka shumë të ngjarë që të shikonim veprime ushtarake”. As Delhi dhe as Islamabadi nuk kanë reaguar ndaj deklaratave të Presidentit Obama. Qendrimi i Pakistanit është se çdo shtet ka të drejtën të analizojë kërcënimet që i kanosen dhe për të India përbën një kërcënim më të madh.

Në Kongresin amerikan, edhe ligjvënësit kanë shprehur shqetësime ndërkohë që po shqytrojnë një paketë ndihmash prej 400 milionë dollarësh.

Nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, Michele Flournoy, theksoi nevojën për ndihmë të menjëhershme ekonomike dhe kundër kryengritjeve para Komisionit për Forcat e Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve. "Ushtria e Pakistanit ende ka aftësi të kufizuara për të kryer operacione kundër kryengritësve. Në qoftë se ne nuk i pajisim dhe stërvitim ata më mirë, këto operacione nuk do të japin rezultate afatgjata”.

Por zoti Cordesman thotë se Pakistani duhet të plotësojë dy kushte: "Së pari Pakistani është një aleat strategjik dhe së dyti, fondet e shpenzuara përdoren si duhet në mënyrë që amerikanët të shohin se njerëzit përfitojnë prej tyre”.

Ai thotë se kur Presidenti Hamid Karzai të takohet me Presidentin Obama çështja e ndihmave amerikane do të dominojë. "—për të krijuar një strukturë që Afganistani të tregojë se mund t’i përdorë ndihmat më me efikasitet dhe nëse qeveria agrane mund të besohet për sa i përket përdorimit të kësaj ndihme”.

Ekspertët thonë se bisedimet e kësaj jave prite të përqendrohen më shumë në situatën në Pakistan.

Ata thonë se administrata Obama është e bindur se fitorja kundër talebanëve në Afganistan varet në shpejtësinë me të cilën Pakistani do të dalë nga gjendja e mungesës së sigurisë dhe stabilitetit. //rd//


XS
SM
MD
LG