Lidhje

Çeki: Ratifikohet traktati për reformimin e BE


Dhoma e lartë e parlamentit çek ratifikoi traktatin për reformimin e Bashkimit Evropian.

Miratimi i senatit e bën Republikën Çeke, e cila mban presidencën e radhës së BE-së, anëtaren e fundit të bllokut që miraton të ashtuquajturin traktati i Lisbonës. Dhuma e ulët e miratoi dokumentin në shkurt.

Por pas votimit, presidenti i Republikës Çeke, Vaclav Klaus, tha se nuk do të nxitojë të nënshkruajë traktatin pasi votuesit irlandezë e refuzuan dokumentin në një referendum vitin e kaluar.

Irlanda, i vetmi anëtar i BE-së që i kërkohet me kushtetutë të miratojë ndryshimet me një votim kombëtar, pritet të mbajë një tjetër referendum në nëntor.

Traktati do të përmirësonte procesin vendim-marrës të BE-së dhe do të krijonte postin e një presidenti të Bashkimit Evropian. Të 27 vendet e BE-së duhet ta ratifikojnë traktatin në mënyrë që të hyjë në fuqi.//mm//
XS
SM
MD
LG