Lidhje

Ministri i Jashtëm serb Jeremiç  viziton Shkupin


Ministri i Jashtem i Serbise Vuk Jeremiç ishte sot për vizitë në Shkup ku shprehu keqardhje mbi pikëpamjet e kundërta të Maqedonisë dhe Serbisë lidhur me Kosovën. Nga ana tjetër, ministri serb tha se dy vendet kanë një vizion të përbashkët mbi integrimin e Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian. Maqedonia së shpejti do ta dërgojë ambasadorin e saj te ri në Beograd. Serbia e pati dëbuar ambasadorin maqedonas menjëherë pasi Maqedonia e njohu pavarësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG