Lidhje

Katër vende nënshkruajnë planin e BE-së për tubacionin e naftës


Bashkimi Evropian dhe katër vende kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni gazi që ka për qëllim të ulë varësinë e BE-së nga furnizimet energjetike ruse.

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe udhëheqësit e Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Turqisë dhe Egjiptit e nënshkruan marrëveshjen të premten në një takim të nivelit të lartë në Pragë. Në mbledhje ishin të pranishëm edhe zyrtarë nga Kazakistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani, por ata nuk e nënshkruan dokumentin në mbështetje të projektit Nabuko.

Ky projekt do të furnizonte Evropën me gaz nga rajoni kaspik që kalon përmes Turqisë, por duke shmangur sistemin rus të tubacioneve.

Deklarata e nënshkruar kërkon nga qeveritë të angazhohen në mbështetje të marrëveshjeve afat-gjata për ndërtim dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet që mund të vonojnë projektin. //bsa//

XS
SM
MD
LG