Lidhje

Rusia tregon fuqinë ushtarake në "Ditën e Fitores"


Në Rusi u festua 64 vjetori i fitores ruse kundër nazizmit gjerman në Luftën e Dytë Botërore duke demonstruar për të dytën herë publikisht forcën ushtarake në Sheshin e Kuq pas rënies së Bashkimit Sovietik.

Parada e sotme e "Ditës së Fitores" u zhvillua me pjesëmarrjen e 1 mijë trupave më shumë krahasuar me vitin e kaluar ndërsa në paradë u përdorën kryesisht të njëjtat tanke, raketa, dhe avionë luftarakë që i përkasin kohës së Bashkimit Sovietik.

Presidenti Dmitri Medvedev paralajmëroi armiqtë e Rusisë gjatë ceremonisë duke thënë se çdo akt agresioni kundër tyre do të zmbrapsej në mënyrë të fuqishme.

Zoti Medveded theksoi se mësimet e fitores sovietike gjatë Luftës së Dytë Botërore vazhdojnë të aplikohen edhe sot kur bota siç tha ai po ndërmerr “aventura ushtarake”. //ek

XS
SM
MD
LG