Lidhje

SHBA fajëson talibanët për vdekjen e civilëve


Shtetet e Bashkuara akuzojnë talibanët se po përdorin civilët afganë si mburoja njerëzore.

Zyrtarë lokalë në provincën perëndimore Farah thanë se kanë identifikuar 147 të vrarë, kryesisht civilë në dy fshatra të kësaj province.

Ushtria amerikane dhe qeveria afgane kanë konfirmuar se një numër civilësh u vranë në sulmet ajrore amerikane por nuk mund të përcaktohej numri i viktimave.

Rreshteri amerikan Çak Marsh tha se hetimet tregojnë se udhëheqës talibanë detyruan banorët e fshatrave të sulmuara të shkonin në zona prej nga ku talibanët po sulmonin forcat amerikane dhe ato afgane.

Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes kanë thënë se gjatë incidentit u vranë rreth 50 vetë shumica e të cilëve militantë. //ek


XS
SM
MD
LG