Lidhje

Papa Benedikt: Manipulimi i fesë ka rritur tensionet në botë


Papa Benedikti thotë se “manipulimin ideologjik i fesë” nganjëherë për synime politike, ka rritur tensionet, ndarjen dhe dhunën në shoqëri.

Duke folur para udhëheqësve myslimanë dhe figurave të tjera të larta të shtunën në një xhami të kryqytetit jordanez Aman, Ati i Shenjtë tha se feja duhet të jetë një forcë në shërbim të së mirës, jo përçarjes.

Ai u bëri thirrje kristianëve dhe myslimanëve të jenë adhurues besnikë të Zotit.

Këshilltari më i lartë fetar i mbretit të Jordanisë, e falënderoi papën se për keqardhjen e shprehur në lidhje me komentet e tij të vitit 2006 ku kritikonte Islamin.

Por disa klerikë myslimanë thonë se janë të zhgënjyer që papa nuk kërkoi përsëri falje për komentet.

Benedikti po e përdor turneun e tij në Lindjen e Mesme për të ngritur ura komunikimi me myslimanët dhe hebrenjtë, pasi të dyja këto grupe kanë pasur marrëdhënie të acaruara me të që kur u bë krey i Kishës Katolike në vitin 2005. //bsa//

XS
SM
MD
LG