Lidhje

FMN: Do të ngadalsohet rritja ekonomike në Lindjen e Mesme


Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se rritja ekonomike në Lindjen e Mesme mund të ngadalësohet mbi 50 për qind këtë vit, por thotë se megjithatë kjo rritje do të jetë më e mirë sesa në pjesë të tjera të botës.

Drejtori i fondit për Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore Masud Ahmed tha se ky rajon do ta përballojë krizën më mirë se pjesë të tjera të botës falë menaxhimit të matur financiar, nivelit të lartë shpenzimeve qeveritare dhe rezervave të naftës.

Ai thotë se vendet eksportuese të naftës mund t'i përdorin rezervat nga fitimet e viteve të fundit për të konsoliduar ekonominë e tyre si edhe ato të vendeve fqinjë me të cilët kanë lidhje gjithnjë e më të shumta.

FMN-ja parashikon se ritmi i rritjes ekonomike të vendeve eksportuese të naftës në Lindjen e Mesme do të ngadalësohet në 2.6 për qind këtë vit nga 5.7 në vitin 2008. Ekonomitë e vendeve jo eksportuese të naftës në rajon pritet të ngadalësohet më shumë.//mm//
XS
SM
MD
LG