Lidhje

Pakistan: Mijra largohen nga rajoni i luftimeve


Në Pakistan, autoritetet pezulluan përkohësisht ndalim-qarkullimin në luginën veriperëndimore Suat, për të lejuar dhjetra mijë banorë të largohen nga ky rajon ku po zhvillohen luftime mes trupave qeveritare dhe militantëve talibanë.

Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se banorë të dëshpëruar të kësaj lugine u panë të largohen nga rajoni me çdo mënyrë që të mundeshin, me makina, me qerre ose në këmbë, pas heqjes së ndalim-qarkullimit për 9 orë.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët pret që 500 mijë vetë të shpërngulen nga zona dhe shumë prej tyre të drejtohen për tek kampet për të zhvendosurit.

Ushtria pakistaneze thotë se ka vrarë rreth 400 militantë që nga e premtja në Luginën Suat dhe në distriktin Shangla aty pranë. Në luftimet e fundit janë vrarë edhe dy ushtarë. Ende nuk ka konfirmim të pavarur për viktimat.

Të enjten, trupat pakistaneze të mbështetura nga avionët nisën një ofensivë në shkallë të gjerë kundër talibanëve pasi militantët morën kontrollin e disa zonave rreth 100 km larg kryeqytetit Islamabad.//ii

XS
SM
MD
LG