Lidhje

Kushtet në vende të ndryshme të botës, për nënat dhe fëmijët


Afrika nënsahariane është vendi më i vështirë për të qenë nënë, sipas organizatës Save the Children. Raporti i dhjetë i përvitshëm mbi gjendjen e Nënave në Botë thotë se shumë prej vendeve më të mira për të qenë nënë janë në Europën Veriore.

Raporti bazohet tek treguesit shëndetsor dhe mirëqenien e nënave dhe fëmijëve në 158 vende.

Në fund të listës është Afrika nënsahariane, ku gratë shpesh vdesin gjatë lindjes dhe shpesh nuk jetojnë më shumë se 40 vjet. Studimi thotë se Nigeria është vendi më i keq për të qenë nënë, i pasuar nga Siera Leone, Çadi, Ginea-Bisao dhe Republika Demokratike e Kongos. Kloi Ogara është drejtoreshë edukimi në organizatën Save the Children.

“Shumë prej këtyre vendeve janë prekur nga Sida dhe konfliktet. Pastaj, në zonat ku martesat bëhen në moshë të re, edhe lindjet ndodhin herët dhe kjo shoqërohet me numër të lartë vdekjesh.” - thotë ai

Sipas anketës, Suedia është vendi më i mirë për të qenë nënë, si dhe vendet e tjera europiane si Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia. Australia, Islanda dhe Zelanda e re janë po ashtu në krye të listës.

Nga vendet e zhvilluara, Shtetet e Bashkuara zënë vendin e 27-të për të dytin vit me radhë. Zonja Ogara thotë se kjo është për shkak të numrit të lartë të vdekjeve gjatë lidjes në krahasim me vendet e tjera të industrializuara.

Kjo ka të bëjë me varfërinë dhe mungesën e sigurimit shëndetsor. Kjo lidhet edhe me numrin e lartë të shtatzanive të adoleshentëve.” - thotë dr.Ogara

Raporti përqendrohet edhe tek arsimi i fëmijëve. Aty thuhet se zhvillimi gjatë fëmijërisë së hershme rrit shanset që fëmijët të dalin mirë në shkollë fillore. Anketa thotë se vendet europiano-veriore tregojnë përkushtimin më të madh. Ndërsa nga vendet në zhvillim, Kuba dhe Armenia janë në krye të listës.

“Në të dy rastet, ka një përkushtim në mbështetjen e familjeve me fëmijë të vegjël, që nga fillimi, që nga të drejtat para lindjes e deri kur fëmijët hyjnë në shkollë. Ata kanë grupe që ndihmojnë prindërit si dhe edukim dy-tre herë në javë në çdo komunitet në Kubë. Ndërsa Armenia ka sisteme të gjera çerdhesh dhe kopshtesh.”

Studimi thotë se fëmijët në Afrikën nën-sahariane kanë mbetur pas në fushën e arsimit për shkak të varfërisë, kujdesit të dobët shëndetsor dhe shkollave të papërshtatshme.

Të paktën 75 milion fëmijë në të gjithë botën nuk vazhdojnë shkollën fillore, sipas raportit. Ky i fundit thotë se vajzat shpesh nuk lejohen të shkojnë në shkollë në vende si Afganistani.

“Pra krijohet një situatë ku breza të tërë nënash kanë më pak arsim sesa nënat në pjesë të tjera të botës, dhe nuk janë në gjendje t’i përgatisin fëmijët për shkollë dhe të sigurojnë shëndetin e mirë të tyre dhe mirëqenien njëlloj.”

Organizata "Save the Children" thotë se në mënyrë që fëmijët të dalin me sukses në shkollë, qeveritë duhet të rrisin mbështetjen e tij për arsimimin në fëmijërinë e hershme.//mm//

XS
SM
MD
LG