Lidhje

Papa Benedikt, thirrje për krijimin e shtetit palestinez


Papa Benedikti bëri thirrje për zgjidhjen e konflitit mes palestinezëve dhe izralitëve me dy shtete, një qëndrim që mund ta armiqësojë atë me qeverinë e re izraelite.

Në një fjalim që mbajti sot në Tel Aviv, Papa tha se ai po lutet që "personat përgjegjës" të shqyrtojnë çdo rrugë të mundshme për t'i dhënë një zgjidhje të drejtë konfliktit, në mënyrë që të dy popujt të jetojnë në paqe në vendin e tyre, me kufij të sigurtë dhe që të njihen nga komuniteti ndërkombëtar. Kryeministri i ri izraelit Benjamin Netanjahu ishte i pranishëm gjatë fjalimit të Papës. Zoti Netanjahu është kundër shpalljes së një shteti palestinez. Kreu i Kishës Katolike Romane ka shkuar për një pelegrinazh në Tokën e Shenjtë.

Vizita e tij po ndodh në kushtet kur shumë izraelitë janë të zemëruar me vendimin e Papës për heqjen e dënimit të përjashtimit nga kisha të një peshkopi, i cili mohoi Holokaustin. Para Bendikti e ka quajtur "antisemitizmin plotësisht të papranueshëm" dhe është zotuar të nderojë kujtimin e 6 milionë viktimave të Holkaustit. Papa shkoi në Tel Aviv pas një vizite në Aman të Jordanisë. Më pas ai shkoi në Jeruzalem.

XS
SM
MD
LG