Lidhje

Gjorgje Ivanov bën betimin si President i Maqedonisë


Presidenti i ri maqedonas Gjorgje Ivanov sot pasdite mori zyrtarisht detyrën, pasi bëri betimin para deputetëve në Parlament. Ai theksoi se gjatë mandatit të tij pesëvjeçar do ta drejtojë vendin me vetëdije dhe përgjegjësi. Zoti Ivanov tha se do të jetë president i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe se do të angazhohet për qëndrueshmërine, marrëdhëniet e shëndosha ndëretnike, ekonominë e vendit, integrimin euroatlantik dhe për bashkëpunim të ngushtë me vendet fqinje.

XS
SM
MD
LG