Lidhje

Raporte shqetësuese për ekonominë amerikane


Në njoftimet nga ekonomia, Shoqata Kombëtare e Sekserëve thotë se çmimet e shtëpive në SHBA kanë rënë me 14 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, në të gjitha shtetet e vendit, me përjashtim të 6 prej tyre. Shitjet e shtëpive që kaluan në pronësi të bankave, pasi pronarët nuk ishin në gjendje të shlyenin kreditë, bënë që çmimi i shtëpive të bjerë, pasi bankat i ulën ndjeshëm çmimet e tyre për t’u shitur sa më shpejt.

Në një tjetër njoftim, në muajin mars, deficiti tregtar i Shteteve të Bashkuara u përkeqësua, duke u rritur me më tepër se 5 për qind, ndërsa kriza ekonomike globale ka pakësuar kërkesën për eksportet amerikane. Departamenti i Tregtisë tha se hendeku mes blerjeve dhe shitjeve të SHBA jashtë vendit u rrit në 27,6 miliardë dollarës në muajin mars. Kjo ishte hera e parë në rreth 8 muaj që deficiti tregtar i SHBA rritet. //ad//

XS
SM
MD
LG