Lidhje

Papa rithekson mbështetjen për një shtet palestinez


Papa Benedikti ritheksoi përkushtimin e tij ndaj “një shteti sovran palestinez” dhe u lut për përfundimin e bllokadës në Rripin e Gazës.

Papa i bëri këto komente sot në qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor, vizita e tij e parë në një territor palestinez, që kur u zgjodh Kreu i Kishës Katolike Romane.

Papa u takua me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas dhe ofroi “dhemshurinë e tij të madhe” për palestinezët që kanë përjetuar humbjen e të dashurve të tyre gjatë ofensivës ushtarake të Izraelit në Gazë në fillim të vitit.

Papa po vazhdon turneun e tij një-javor në Lindjen e Mesme, që synon nxitjen e harmonisë mes tre besimeve kryesore, Judaizmit, Krishtërimit dhe Islamit.

Ai mbajti sot një meshë në qiell të hapur në Betlehem, ku sipas Biblës, ka lindur Jezu Krishti. Por mbështetja e Papës për shtetin palestinez e ka armiqësuar atë me qeverinë e re izraelite, që nuk e mbështet idenë e një shteti palestinez.//lk

XS
SM
MD
LG